Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَالُوا لِلَّذِينَ كَرِهُوا مَا نَزَّلَ اللَّهُ سَنُطِيعُكُمْ فِي بَعْضِ الْأَمْرِ ۖ وَاللَّهُ يَعْلَمُ إِسْرَارَهُمْ
Kjo ngjet, ngase ata u thonin atyre, të cilët nuk e donin atë që e ka shpallur Perëndia: “Na do t’ju përulemi juve në disa gjëra”, - e Perëndia i di mirë fshehtësitë e tyre. (26)
Kjo, për shkak se ata
(hipokritët)u thoshin atyre
(jehudëve të Medines)të cilët e urrenin Shpalljen e Allahut: “Ne do t’ju bindemi për disa çështje!” -
Ata pajtohen me njerëzit që e urrejnë Shpalljen dhe që janë armiqësorë ndaj Allahut dhe Profetit të Tij. Ata u deklarojnë atyre se do t’u binden në disa çështje, që u shkojnë dëshirave të tyre të shfrenuara. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar i ndëshkon duke i lënë në humbje, të zhytur thellë e më thellë në të. Ai i bën ta vazhdojnë rrugën e nisur, e cila përfundon me dëshpërim dhe dënim të përhershëm.Por Allahu i di sekretet e tyre. -
Allahu e di se çfarë mbajnë fshehur, prandaj ua nxjerr të palarat e tyre, duke ndihmuar besimtarët që të mos mashtro-hen nga këta zullumqarë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë