Sureja El-Maide (Sofra — المائدة) (Ajet 29)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




5 El-Maide(المائدة), Ajet 29

إِنِّي أُرِيدُ أَنْ تَبُوءَ بِإِثْمِي وَإِثْمِكَ فَتَكُونَ مِنْ أَصْحَابِ النَّارِ ۚ وَذَٰلِكَ جَزَاءُ الظَّالِمِينَ 29 ٢٩

Unë preferoj që ti të kthehesh me mëkatin tim dhe me mëkatin tënd (për vrasjen time dhe për kundrështimin tënd); e kështu të bëhesh ndër banorët e zjarrit. E, ky është ndëshkimi i zullumqarëve”. (29)

Tefsiri
“Unë dua që ti të bartësh barrën e gjynahut tim dhe të gjynahut tënd e kështu të bëhesh prej banorëve të Zjarrit. Ai është dënimi i keqbërsve”. -

Kuptimi: Nëse çështja shkon deri atje sa të kem vetëm dy mundësi: o të bëhem vrasës, o viktimë, unë zgjedh që të bëhem viktimë. Kështu, ti do të ngarkohesh edhe me gjynahun tim, përveç tëndit, dhe do të bëhesh nga banorët e Zjarrit. Ky është shpërblimi për zullumqarët. Kjo tregon se vrasja është një nga gjynahet e mëdha dhe shkak për futjen në Zjarr. Por as këto fjalë nuk e sprapsën tjetrin. Ai e ushqeu vazhdimisht dëshirën për vrasjen e vëllait, edhe pse ligji i Zotit dhe natyra e pastër njerëzore kërkon të kundërtën, pra, nderimin dhe mëshirën për të.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë