Sureja El-Maide (Sofra — المائدة) (Ajet 31)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




5 El-Maide(المائدة), Ajet 31

فَبَعَثَ اللَّهُ غُرَابًا يَبْحَثُ فِي الْأَرْضِ لِيُرِيَهُ كَيْفَ يُوَارِي سَوْءَةَ أَخِيهِ ۚ قَالَ يَا وَيْلَتَا أَعَجَزْتُ أَنْ أَكُونَ مِثْلَ هَٰذَا الْغُرَابِ فَأُوَارِيَ سَوْءَةَ أَخِي ۖ فَأَصْبَحَ مِنَ النَّادِمِينَ 31 ٣١

Perëndia e dërgoi një sorrë, e cila gropontë në tokë, për t’i treguar se si ta mbulojë trupin e kalbur të vëllait të tij. (Kabili) tha: “Mjeri unë, a nuk qenkam i zoti të bëhem si kjo sorrë e ta mbuloj trupin e tim vëllau?!” E u bë nga të penduarit. (31)

Tefsiri

Allahu dërgoi një sorrë, e cila gërmonte në dhé, për t’ia treguar atij se si ta mbulonte trupin e të vëllait. -

Sorra gërmonte në tokë për të groposur një sorrë tjetër të ngordhur, për t’i treguar në këtë mënyrë atij se si ta varroste dhe mbulonte trupin e vëllait të tij të vdekur. Kur flet për trupin e të vdekurit, Allahu i Lartësuar thotë: “për t’i treguar atij se si ta mbulojë trupin (seuete) e vëllait”. Fjala ‘seuete’ do të thotë ‘vend i turpshëm’. Kjo tregon se trupi i vdekur është si auret, prandaj duhet mbuluar.

Ai tha: “I mjeri unë! Nuk qeshë i aftë as edhe sa kjo sorrë e ta mbuloja trupin e

(vdekur të)

vëllait tim?” Ashtu mbeti i dëshpëruar. -

Ky është gjithmonë fundi i krimeve: trishtim, dëshpërim dhe humbje.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë