Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
Ti (o Muhammed!), e di me siguri, se të Perëndisë janë pushteti mbi qiejt dhe Tokën. Ai dënon kë të dojë dhe falë kë të dojë. Se Perëndia është i Plotëfuqishëm për çdo gjë. (40)
Tefsiri
nuk e di ti se vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës? Ai ndëshkon atë që do dhe e fal atë që do. Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka. -Allahu është Mbreti dhe Sunduesi i qiejve dhe i tokës. Ai vepron dhe përcakton në mbretërinë e Tij çfarë dëshiron, si prej ligjeve të ekzistencës dhe krijimit, ashtu edhe prej ligjeve të Sheriatit dhe fesë. Krijimi është krijimi i Tij dhe ligjet janë ligjet e Tij. Po kështu, edhe falja dhe ndëshkimi janë pushtet i Tij dhe vetëm në Dorë të Tij. Ai i vendos ndëshkimin dhe shpërblimin, krijimin dhe ligjet, sipas urtësisë, mëshirës dhe faljes së Tij të gjerë dhe gjithëpërfshirëse.
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë