Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَتَرَىٰ كَثِيرًا مِنْهُمْ يُسَارِعُونَ فِي الْإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ وَأَكْلِهِمُ السُّحْتَ ۚ لَبِئْسَ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ
Ti do t’i shohësh shumë nga ata që vrapojnë në mëkate, në armiqësi dhe në ngrënien e haramit. E, me të vërtetë, të këqija janë ato vepra! (62)
Shumë prej tyre i sheh të nguten njëri me tjetrin në gjynahe, në armiqësi dhe në ngrënien e haramit. -
Shumë prej tyre i sheh të babëzitur në poshtërsi dhe padrejtësi, qoftë në lidhje me detyrimet ndaj Krijuesit, qoftë në lidhje me detyrimet ndaj krijesave, duke u shfaqur atyre armiqësi dhe arogancë. Ata, gjithashtu, nuk ruhen nga ngrënia e pasurisë haram. Allahu i Madhëruar nuk thotë thjesht që ata kryejnë gjynahe, por thotë se ata nxitojnë të kryejnë gjynahe. Kjo tregon poshtërsinë, ligësinë dhe shëmtinë e shpirtit të tyre, që e dëshiron aq shumë padrejtësinë, edhe pse pretendojnë se qëndrojnë në nivele të larta.Sa e shëmtuar është sjellja e tyre! -
Ky është një poshtërim për ta dhe për veprat e tyre të ndyra dhe të ndëshkueshme.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë