Sureja El-Maide (Sofra — المائدة) (Ajet 81)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




5 El-Maide(المائدة), Ajet 81

وَلَوْ كَانُوا يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالنَّبِيِّ وَمَا أُنْزِلَ إِلَيْهِ مَا اتَّخَذُوهُمْ أَوْلِيَاءَ وَلَٰكِنَّ كَثِيرًا مِنْهُمْ فَاسِقُونَ 81 ٨١

Sikur t’i besonin ata Perëndisë, Pejgamberit dhe asaj që i është shpallur atij, nuk do t’i merrnim ata (mohuesit) për miq. Por, shumica prej tyre janë mëkatarë. (81)

Tefsiri

Nëse me të vërtetë do të besonin në Allahun, Profetin dhe Shpalljen që i zbriti atij, atëherë nuk do t’i zinin për miq

(e mbrojtës)

ata. -

Besimi i vërtetë tek Allahu, te Profeti dhe te Shpallja e Tij, e detyron robin që të miqësohet dhe ta dojë Allahun, Zotin e Tij, të afrohet dhe miqësohet me miqtë e Allahut dhe të besimtarëve. Po ashtu, si kusht i saktësisë së besimit në Allahun dhe i miqësisë me Të është distancimi nga armiqtë e Allahut dhe mosafrimi i tyre. Duke qenë se ata nuk e plotësuan këtë kusht, kjo tregon se ata nuk kishin iman.

Por, shumica e tyre i shkelin kufijtë

(e Zotit). - Pra, shumica e tyre i kalojnë kufijtë e Allahut, duke mos iu bindur Atij dhe të Dërguarit. Pjesë e mosbindjes dhe shkeljes së kufijve ishte dhe miqësimi me armiqtë e Allahut të Lartësuar .

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë