Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمِنْ كُلِّ شَيْءٍ خَلَقْنَا زَوْجَيْنِ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ
dhe, prej çdo gjëje kemi krijuar çifte, që të meditoni ju! (49)
Çdo gjë e kemi bërë në çift, që ju të kujtoni. -
Zoti i Lartësuar e krijoi çdo lloj kafshe në çift, mashkull dhe femër, që ju të kujtoni të mirat e Tij dhe urtësinë e Tij, për mënyrën si bëri që kafshët të ruajnë vazhdimësinë e tyre. Ai ju mundëson juve që t’i shfrytëzoni këto të mira dhe të kërkoni prej begative të Tij. Të gjitha këto shenja të madhështisë, pushtetit, dijes dhe urtësisë së Tij, pa dyshim që nxisin frikërespekt për Zotin dhe kthim tek Ai me pendim dhe nënshtrim. Prandaj i Lartësuari tregon më pas qëllimin përse i përmendi këto shenja madhështore:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë