Sureja Et-Tur (Mali — الطور) (Ajet 16)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




52 Et-Tur(الطور), Ajet 16

اصْلَوْهَا فَاصْبِرُوا أَوْ لَا تَصْبِرُوا سَوَاءٌ عَلَيْكُمْ ۖ إِنَّمَا تُجْزَوْنَ مَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ 16 ١٦

Përcëllohuni në të; e, duroni apo mos duroni, njësoj është për ju, - ky është ndëshkimi juaj vetëm për atë që keni bërë”. (16)

Tefsiri

Digjuni në të! E duroni apo nuk e duroni, njësoj është për ju! -

Hidhini në Xhehenem, në atë mënyrë që zjarri t’i përfshijë tërësisht trupat e tyre dhe t’u depërtojë deri në zemra. Durimi atje nuk ka vlerë dhe nuk ua lehtëson aspak dhimbjen që shkakton Zjarri. Po ashtu, edhe pse do të jetë një turmë e madhe që do të ndëshkohet, kjo nuk do t’i ngushëllojë fare. Asgjë nuk mund ta lehtësojë ndëshkimin në Xhehenem, sepse ai nuk është i tillë që mund të kalohet me durim e ngushëllim. Ky është ndëshkim i merituar për ta, për veprat që kanë bërë vetë, siç thotë i Lartësuari:

Ky është i vetmi “shpërblim” për atë që e merituat me veprat tuaja.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë