Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمَا لَهُمْ بِهِ مِنْ عِلْمٍ ۖ إِنْ يَتَّبِعُونَ إِلَّا الظَّنَّ ۖ وَإِنَّ الظَّنَّ لَا يُغْنِي مِنَ الْحَقِّ شَيْئًا
e, për këtë, ata nuk kanë kurrfarë dijenie, ndjekin vetëm hamendjen (supozimin), e hamendja nuk sjell dobi asgjë për të vërtetën. (28)
Ata nuk kanë asnjë njohuri për këtë, por ndjekin veçse hamendësime dhe hamendësimi nuk mund ta zëvendësojë aspak të vërtetën. -
Mohuesit e Zotit dhe idhujtarët nuk kanë asnjë argument dhe fakt të sigurt për këto fjalë të shëmtuara që thonë. Ata thjesht hamendësojnë, dhe dihet që hamendësimet janë shumë larg të vërtetës. E vërteta duhet të mbështetet patjetër në dije të sigurt dhe fakte të qarta. Pa dyshim, burimi i vetëm i këtyre është Shpallja e Zotit të Lartësuar. Me hamendësimet e tyre, të devijuarit nuk synojnë që të gjejnë të vërtetën. Ata thjesht duan të plotësojnë dëshirat e tyre. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që të distancohet prej atyre:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë