Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
الرَّحْمَٰنُ
Bamirësi i Gjithmbarshëm, (1)
I Gjithëmëshirshmi! -
Allahu i Madhëruar e ka çelur këtë sure me emrin e Tij El Rahman - i Gjithëmëshirshmi. Ky emër është tregues i mëshirës së gjerë, përkujdesjes gjithëpërfshirëse, bamirësisë së pamatë dhe mirësive të Tij të shumta. Më pas, Allahu i Madhëruar përmend konkretisht disa mirësi që vijnë prej mëshirës së Tij. Ato janë mirësi të kësaj dynjaje dhe mirësi të aspektit fetar. Pas përmendjes së çdo mirësie të Tij, ai i nxit njerëzit dhe xhindët që të shprehin mirënjohjen e tyre, duke thënë: “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!”Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë