Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَهَٰذَا صِرَاطُ رَبِّكَ مُسْتَقِيمًا ۗ قَدْ فَصَّلْنَا الْآيَاتِ لِقَوْمٍ يَذَّكَّرُونَ
Kjo është rruga e drejtë e Zotit tënd. E, Na ju kemi shpjeguar argumentet, njerëzve që meditojnë. (126)
Kjo është rruga e Zotit tënd, e drejtë
(dhe e qartë). Ne i shpjeguam qartë Argumentet për ata që përfitojnë
(nga qortimi). - Kjo Shpallje është treguese e rrugës së drejtë, që të çon tek Allahu i Lartësuar dhe në Xhenetin e bujarisë dhe kënaqësisë së Tij. Nëpërmjet kësaj Shpalljeje të mrekullueshme janë qartësuar të gjitha ligjet dhe normat që përcaktojnë rrugën e drejtë. Ajo bën të mundur dallimin e të mirës nga e keqja, e të vërtetës nga gënjeshtra. Megjithatë, kjo qartësi nuk i jepet çdokujt, por vetëm atyre të cilët Zoti i përshkruan si “që përfitojnë (nga qortimi)”. Ata e marrin diturinë e Shpalljes duke e lexuar dhe dëgjuar atë me përkushtim, si edhe me qëllimin për të kuptuar të vërtetën. Për këtë arsye, ata përfitojnë nga kjo dituri, gjë të cilën e shprehin me veprat e tyre të sinqerta. Për të tillët, Allahu i Lartësuar ka përgatitur shpërblim të madh dhe privilegje të mrekullueshme:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë