Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
ثُمَّ آتَيْنَا مُوسَى الْكِتَابَ تَمَامًا عَلَى الَّذِي أَحْسَنَ وَتَفْصِيلًا لِكُلِّ شَيْءٍ وَهُدًى وَرَحْمَةً لَعَلَّهُمْ بِلِقَاءِ رَبِّهِمْ يُؤْمِنُونَ
Pastaj, ia kemi dhënë Musait Librin, duke ia plotësuar dhuntinë për atë të mirë, duke i shpjeguar çdo gjë, udhërrëfyes e mëshirës, për të besuar ata, në takimin me Zotin e tyre. (154)
Pastaj Ne i dhamë Musait Librin si plotësim
(të mirësive Tona)... - Fjala ‘pastaj’ nuk shërben për të treguar renditje kronologjike të veprimeve në kohën reale, sepse koha e Musait dhe e Librit të tij ka qenë shumë më përpara kohës së Muhamedit a.s. Ajo shërben thjesht për të pasqyruar renditjen në rrëfimin e ngjarjeve. Kështu, Allahu i Lartësuar na tregon se Ai i dhuroi Musait “Librin”, domethënë, Teuratin. Ky libër ishte, ashtu sikurse thotë i Lartësuari: “si plotësim”, domethënë, plotësim i të mirave të tjera të shumta të Tij. Por për çfarë kategorie njerëzish ishte i tillë ky libër? Allahu i Lartësuar thotë:...për ata që ishin vepërmirë e të bindur. -
Për ata njerëz nga populli i Musait që ishin vepërmirë e të bindur. Allahu i Lartësuar i begatoi me mirësi të shumta ata që ishin të bindur dhe punëmirë. Në krye të të gjitha këtyre mirësive, ashtu si edhe plotësim i tyre, ishte pa dyshim shpallja e Teuratit. Allahu i Lartësuar e plotësoi mirësinë e Tij mbi ta, ndërsa për ata u bë e detyrueshme që t’i shprehnin Atij mirënjohjen e plotë për këto mirësi. Këtë libër Allahu i Lartësuar e zbriti edhe si:...Ai shpjegonte gjithçka me hollësi...” -
Si shpjegues të gjithçkaje që ata kishin nevojë t’u sqarohej në lidhje me hallallin dhe haramin, me urdhëresat dhe ndalesat, me bazat e besimit dhe degëzimet e tij. Ai libër ishte gjithashtu:...dhe ishte udhërrëfyes e mëshirë,... -
Ai ishte udhëzues dhe nxitës për tek e mira, si dhe tregues i rrugëve dhe mënyrave për t’u ruajtur nga e keqja. Ai ishte dëftues i mirësive të mëdha dhe i atyre të vogla. Teurati ishte gjithashtu edhe mëshirë, nëpërmjet së cilës njerëzit do të arrinin lumturinë dhe mirësitë e shumta. Nëpërmjet shpalljes së këtij Libri, ata do të arrinin sigurinë e plotë në besimin e tyre dhe në Ditën e Takimit me Zotin, sikurse thotë i Madhëruari:...që ata të besonin se do të takoheshin me Zotin e tyre... -
Ai libër solli argumente dhe fakte të prera rreth vërtetësisë së Ditës së Ringjalljes, kur çdokush do të shpërblehet me drejtësi për punët e kryera. Qëllimi ishte që ata të besonin ringjalljen dhe të përgatiteshin për të duke bërë punë të mira.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë