Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِذَا رَأَيْتَ الَّذِينَ يَخُوضُونَ فِي آيَاتِنَا فَأَعْرِضْ عَنْهُمْ حَتَّىٰ يَخُوضُوا فِي حَدِيثٍ غَيْرِهِ ۚ وَإِمَّا يُنْسِيَنَّكَ الشَّيْطَانُ فَلَا تَقْعُدْ بَعْدَ الذِّكْرَىٰ مَعَ الْقَوْمِ الظَّالِمِينَ
Kur t’i shohësh ata që thellohen (në nënçmim) në dokumentet Tona, largohu prej tyre, deri sa të (mos) kalojnë në bisedë tjetër. E, nëse, djalli të mashtron, mos rri me zullumqarë të përkujtohesh. (68)
Kur i sheh që nënçmojnë ajetet Tona, largohu prej tyre, derisa të kalojnë në bisedë tjetër! -
Ky ajet ka për qëllim të folurit pa të drejtë dhe në kundërshtim me të vërtetën. Kjo bëhet në disa mënyra, si:Nëse shejtani të bën të harrosh, atëherë, kur të kujtohesh, mos rri më me njerëz të padrejtë! -
Nëse ulesh me ta, nga harresa apo pakujdesia, atëherë pasi të kujtohesh, mos vazhdo të rrish, por largohu! Allahu i Lartësuar i quajti ata ‘ķaumun đhâlimûn’ – njerëz të padrejtë. Të tillë janë ata që enden në të kotën, që flasin e veprojnë harame. Kështu, është i ndaluar qëndrimi mes harameve, kur nuk ke mundësinë që t’i pengosh ato. Ky urdhër është për ata që përzihen me të kotën dhe veprat e ndaluara, pa patur frikë Allahun, ose që heshtin e nuk reagojnë kur kundërshtohet e vërteta. Ndërsa kur ruhet devotshmëria ndaj Zotit, duke i urdhëruar keqbërësit për tek e mira dhe duke i ndaluar nga e keqja, dhe ky qortim pritet të sjellë rezultate, atëherë nuk është gjynah qëndrimi me ta. I Lartësuari thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë