Sureja El-Kalem (Stilolapsi — القلم) (Ajet 17)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




68 El-Kalem(القلم), Ajet 17

إِنَّا بَلَوْنَاهُمْ كَمَا بَلَوْنَا أَصْحَابَ الْجَنَّةِ إِذْ أَقْسَمُوا لَيَصْرِمُنَّهَا مُصْبِحِينَ 17 ١٧

Na, do t’i provojmë ata (jobesimtaët), sikundër që i kemi provuar pronarët e kopshtit, të cilët ishin betuar se në mëngjes do t’i marrin frutet; (17)

Tefsiri

Ne i sprovuam ata, siç sprovuam pronarët e kopshtit... -

Këtu, Allahu i Lartësuar na tregon mënyrën se si i ka sprovuar mohuesit e së vërtetës. Ai i sprovoi ata duke u dhënë shumë të mira dhe duke i afatizuar. Ai u dhuroi pasuri, fëmijë, jetë të gjatë e shumë gjëra që përmbushnin dëshirat e tyre. Allahu i Lartësuar nuk e bëri këtë për t’i nderuar ata, por për t’i afruar dalëngadalë drejt ndëshkimit befasues. Vetëmashtrimi i tyre me këto mirësi, të cilat i patën si sprovë, është i ngjashëm me atë çfarë u ndodhi pronarëve të kopshtit. Në fakt, flitet për disa njerëz, që ishin pronarë të përbashkët të një kopshti. Kur u poqën frutat dhe pemët ishin rënduar prej tyre, erdhi koha e vjeljes. Tashmë, pronarët ishin të sigurt se kjo pasuri ishte në duart e tyre, prandaj:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë