Sureja El-Hakka (E Vërteta — الحاقة) (Ajet 25)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




69 El-Hakka(الحاقة), Ajet 25

وَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِشِمَالِهِ فَيَقُولُ يَا لَيْتَنِي لَمْ أُوتَ كِتَابِيَهْ 25 ٢٥

Atij që i jepet libri i veprave të tij në dorën e majtë, do të thotë: “Ah, mos të më ishte dhënë libri im, (25)

Tefsiri

Kurse ai që do t'i jepet libri nga e majta e vet, do të thotë:... -

Këta janë të dëshpëruarit e mëdhenj, të cilëve do t’u jepet libri i veprave nga e majta e tyre, si një damkë, poshtërim, turpërim dhe përbuzje për ta. Ata do të mbushen me trishtim dhe ankth. Secili prej tyre do të thotë:

“Oh, i mjeri unë! Ah, sikur të mos më jepej fare ky libri im,...” -

Ai thotë kështu, sepse në atë libër është vendimi për përjetësinë në zjarrin e Xhehenemit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë