Sureja El-Hakka (E Vërteta — الحاقة) (Ajet 47)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




69 El-Hakka(الحاقة), Ajet 47

فَمَا مِنْكُمْ مِنْ أَحَدٍ عَنْهُ حَاجِزِينَ 47 ٤٧

dhe askush prej jush nuk do të mund ta mbronte prej këtij (dënimi). (47)

Tefsiri

E askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij. -

Allahu i Lartësuar jo vetëm që nuk e ndëshkoi këtë njeri, por e ndihmoi dhe e përforcoi me mrekulli, argumente dhe fakte të shumta, që tregojnë besnikërinë e tij dhe vërtetësinë e Kur'anit që ai solli te njerëzit. Allahu i Lartësuar e ndihmoi atë duke i mundësuar fitore të mëdha dhe të vazhdueshme mbi armiqtë e tij. Ai i dhuroi Profetit pushtet mbi të gjithë ata që treguan armiqësi ndaj tij. Të gjitha këto janë dëshmi të vërtetësisë së profetësisë së tij; të gjitha dëshmojnë se Muhamedi ishte një profet besnik i Zotit të Plotfuqishëm dhe të Urtë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë