Sureja El-A'raf (Lartësitë — الأعراف) (Ajet 116)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




7 El-A'raf(الأعراف), Ajet 116

قَالَ أَلْقُوا ۖ فَلَمَّا أَلْقَوْا سَحَرُوا أَعْيُنَ النَّاسِ وَاسْتَرْهَبُوهُمْ وَجَاءُوا بِسِحْرٍ عَظِيمٍ 116 ١١٦

(Musai) tha: “Ju hedheni!” E kur e hedhën, i mahnitën sytë e njerëzve, i frikësuan ata dhe shfaqën një magji të madhe. (116)

Tefsiri

Ai tha: “Hidhni ju

(në fillim)!” – Qëllimi i Musait ishte që njerëzit të shihnin fillimisht magjinë e magjistarëve dhe pastaj të shihnin mrekullinë e Zotit në duart e Profetit të Tij, prandaj u tha që të fillonin ata të parët.

Me hedhjen e tyre, njerëzit u magjepsën nga sytë dhe u frikësuan, sepse ishte, vërtet një magji e madhe. -

Magjistarët hodhën litarë dhe shkopinj, të cilët dukeshin si gjarpërinj që lëviznin shpejt. Kjo qe vërtet një magji e madhe dhe e frikshme, që s’ishte parë kund.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë