Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَيَا آدَمُ اسْكُنْ أَنْتَ وَزَوْجُكَ الْجَنَّةَ فَكُلَا مِنْ حَيْثُ شِئْتُمَا وَلَا تَقْرَبَا هَٰذِهِ الشَّجَرَةَ فَتَكُونَا مِنَ الظَّالِمِينَ
E ti o Adem! Bano ti dhe bashkëshortja jote në xhennet dhe hani ç’të dëshironi, por mos iu afroni kësaj peme se bëheni zullumqarë!” (19)
"O Adem, ti dhe bashkëshortja jote zini vend në Xhenet, hani nga të doni, por mos iu afroni kësaj peme e të bëheni të padrejtë!” -
Allahu i Madhëruar e porositi dhe e lejoi Ademin dhe gruan e tij Havanë, - të cilën Allahu ia dhuroi për t’u qetësuar me të, - që të banonin në Xhenet dhe të shijonin prej frutave të tij ku të dëshironin dhe të kënaqeshin me çfarë të dëshironin. Por Ai u përcaktoi atyre një pemë dhe i ndaloi të hanin prej saj. Allahu e di më mirë se çfarë peme ishte ajo, por përderisa Ai nuk na e ka treguar, atëherë nuk ka ndonjë dobi për ne që ta dimë. Ai ua ndaloi ngrënien prej asaj peme, për arsye se mos bëheshin “të padrejtë”, duke shkelur kufijtë e Allahut. Kështu, ata vazhduan t’i përmbaheshin porosisë së Allahut, derisa ndërhyri armiku në mes, Shejtani i mallkuar.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë