Sureja El-Xhin (Xhindët — الجن) (Ajet 12)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




72 El-Xhin(الجن), Ajet 12

وَأَنَّا ظَنَنَّا أَنْ لَنْ نُعْجِزَ اللَّهَ فِي الْأَرْضِ وَلَنْ نُعْجِزَهُ هَرَبًا 12 ١٢

dhe ne e kemi ditur se nuk do të mund t’i shpëtojmë Perëndisë në Tokë dhe nuk mund ta lodhim Atë duke ikur (në qiell); (12)

Tefsiri

“Ne jemi të bindur se Allahut nuk mund t’i shmangemi në Tokë e as nuk mund t’i shpëtojmë Atij duke ikur.” –

Kuptimi: Vetëm tani e kuptuam qartë dhe plotësisht pushtetin absolut të Allahut të Madhëruar, dhe paaftësinë, dobësinë dhe varfërinë tonë të skajshme kundrejt këtij pushteti. Qenia jonë është tërësisht në dorë të të Gjithëpushtetshmit. Nuk ka asnjë mundësi që t’i shpëtojmë Atij në këtë tokë. Ne nuk mund të fshihemi dhe të shpëtojmë prej Allahut duke u arratisur, edhe nëse marrim çdo masë të mundshme. Është e pamundur t’i shpëtosh dhe të dalësh jashtë pushtetit të të Madhëruarit. Nuk ka vendstrehim që të mbron prej Tij, por mbrojtja është vetëm duke vrapuar dhe duke u afruar tek Ai.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë