Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
كُلُوا وَتَمَتَّعُوا قَلِيلًا إِنَّكُمْ مُجْرِمُونَ
(Ju thuhet jobesimtarëve): “Hani dhe kënaquni, por për pak kohë!” (46)
Hani e kënaquni për pak kohë, sepse ju jeni vërtet kundërshtues! Mjerë mohuesit atë ditë!... -
Edhe ky është një kërcënim i rëndë drejtuar mohuesve, të cilët, edhe pse në jetën e dynjasë hanë, pinë dhe kënaqen me mirësi të shumta, ata nuk tregohen mirënjohës. Përkundrazi, me veprat e tyre të ndyra, ata tregojnë se janë keqbërës. Ata i kushtojnë rëndësi vetëm kënaqësive trupore, duke shpërfillur adhurimin e Zotit dhe veprat e mira që të afrojnë tek Ai. Për këtë arsye, ata do të dënohen njëlloj si kriminelët. Kur të ndahen nga kjo dynja, do t’u ndërpriten mirësitë dhe do t’u mbeten vetëm gjynahet, për të cilat do të marrin atë që meritojnë. Fakt tjetër i zullumit të tyre është dhe refuzimi i ftesës për namaz:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë