Sureja En-Naziat (Të Shkulurit — النازعات) (Ajet 19)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




79 En-Naziat(النازعات), Ajet 19

وَأَهْدِيَكَ إِلَىٰ رَبِّكَ فَتَخْشَىٰ 19 ١٩

dhe të udhëzoj te Zoti yt, që t’i druhesh (për të mos bërë të këqia)? (19)

Tefsiri

“Unë do të të udhëzoj për te Zoti yt, që t’ia kesh frikën!” -

Unë të rrëfej rrugën që të çon drejt Zotit, rrugën e pastrimit të shpirtit dhe të adhurimit të Zotit. Unë të tregoj se çfarë e kënaq dhe çfarë e zemëron Zotin e Plotpushtetshëm. Unë të ndihmoj që t’i të gjesh rrugën e drejtë dhe ta kuptosh atë. Nëse e kupton të vërtetën dhe punon me sinqeritet për të kënaqur Krijuesin, në zemrën tënde do të lindë ndjenja e mrekullueshme e frikërespektit ndaj Tij. Çdokush që e njeh mirë rrugën e drejtë, pajiset me frikërespekt për të Madhëruarin dhe qëndron brenda kufijve të Tij. Megjithatë, edhe pse u ftua me stil të butë dhe dashamirës, Faraoni refuzoi t’i përgjigjet ftesës. Atëherë, Musai (a.s.) i shfaqi atij disa shenja të mëdha:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë