Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَعِبْرَةً لِمَنْ يَخْشَىٰ
Kjo është këshillë për ata që i druajnë Perëndisë. (26)
Ky ndëshkim është mësim për ata që frikësohen. -
Ata të cilët i frikësohen dhe e madhërojnë Allahun me dije të plotë për madhështinë e tij, pra, vetëm ata përfitojnë dhe marrin mësime nga shenjat e Allahut të Madhëruar. Kur ata mësojnë për ndëshkimin e Faraonit dhe të pasuesve të tij të verbër, ata e kuptojnë qartë se çdokush që tregohet mendjemadh dhe kryeneç ndaj urdhëresave të të Madhëruarit të Lartësuar dhe të Plotpushtetshëm, do të ndëshkohet në dynja dhe në ahiret. Ndërsa ata që janë bosh në zemër dhe nuk e njohin madhështinë e Allahut, ata nuk kanë frikërespekt për Të, prandaj atyre nuk u bën dobi asnjë lloj shenje dhe argumenti, sado i madh qoftë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë