Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَطِيعُوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَلَا تَوَلَّوْا عَنْهُ وَأَنْتُمْ تَسْمَعُونَ
O besimtarë! – bindjuni Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij, mos u shmangëni nga Ai, se ju dëgjoni (Kur’anin), (20)
O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij... -
Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij duke përmbushur urdhrat e tyre, në emër të dashurisë, shpresës dhe frikërespektit për Allahun e vetëm dhe të pashoq....e mos ktheni shpinën kur ju i dëgjoni
(kumtet e tij)! - Mos i ktheni shpinën bindjes ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ndërkohë që ju i dëgjoni dhe i kuptoni mirë urdhrat, porositë, qortimet e këshillat që ju lexohen prej Librit të Allahut. Indiferenca pasi i keni dëgjuar dhe kuptuar të gjitha këto është nga sjelljet më të shëmtuara.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë