Sureja El-Enfal (Plaçkat e Luftës — الأنفال) (Ajet 52)
Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
(Sjelljet e tyre) i ngjajnë sjelljeve – të ithtarëve të Faraonit dhe atyre që kanë qenë para tyre. Ata i mohuan argumentet e Perëndisë, e Perëndia i dënoi për shkak të mëkateve të tyre. Me të vërtetë, Perëndia është i fuqishëm dhe ashpër dënon; (52)
Tefsiri
Kështu u ndodhi edhe ithtarëve të Faraonit dhe të tjerëve që kanë qenë para tyre. Ata i mohuan shpalljet e Allahut dhe Ai i ndëshkoi për shkak të gjynaheve që bënë. Pa dyshim, Allahu është i Fuqishëm dhe Ndëshkues i ashpër. -Të shumtë kanë qenë popujt që mohuan e kundërshtuan profetët dhe shpalljet e Zotit, por përfundimi i të gjithëve ka qenë shkatërrimi dhe ndëshkimi i merituar, nga gjynahet dhe padrejtësitë e tyre. Askush nuk mund t’i shpëtojë Allahut, nëse Ai dëshiron dhe gjykon që ta ndëshkojë. Çdo krijesë është në dorën e Zotit dhe nuk mund t’i shmanget pushtetit të Tij.
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë