Sureja Et-Tarik (Ylli i Natës — الطارق) (Ajet 6)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




86 Et-Tarik(الطارق), Ajet 6

خُلِقَ مِنْ مَاءٍ دَافِقٍ 6 ٦

është krijuar nga lëngu që kullon (hudhet), (6)

Tefsiri
Le të shikojë njeriu se prej çfarë është krijuar! Ai është krijuar prej një lëngu, që hidhet fuqishëm, Që del nga mesi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit. -

Le të meditojë njeriu se si është krijuar dhe si kanë qenë fillimet e tij. Ai është krijuar nga një lëng (fara e mashkullit) i hedhur me forcë, i cili formohet mes shtyllës kurrizore dhe dërrasës së kraharorit. Kështu, Ai i Cili e krijon njeriun nga ky lëng, që formohet në këtë vend të vështirë, është i Plotfuqishëm që ta rikthejë dhe ta rikrijojë atë në ahiret.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë