Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
Nga ti do të kërkojnë leje, vetëm ata që nuk besojnë në Perëndinë dhe Ditën e Kijametit dhe zemrat e atyre që dyshojnë. Ata, luhaten në dyshimin e vet. (45)
Tefsiri
Leje kërkojnë vetëm ata që nuk besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, ata, në zemrat e të cilëve ka pasiguri dhe enden në dyshimet e tyre. -Së pari, janë ata të cilët nuk kanë besim të plotë. Së dyti, ata nuk kanë siguri të plotë rreth premtimit të Allahut të Lartësuar dhe gjithçkaje që lidhet me të. Duke mos pasur iman të plotë dhe as siguri në premtimin e Zotit, atëherë vullneti dhe ambicia për të bërë vepra të mira janë të mangëta. Ata kërkojnë leje për t’u larguar nga lufta, sepse nuk e përballojnë dot atë. Allahu i Lartësuar thotë që: "ata enden në dyshimet e tyre." - Ata vazhdojnë të jenë në dyshime, të lëkundur dhe të çoroditur, me iman të dobët dhe siguri të vogël.
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë