Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
رَضُوا بِأَنْ يَكُونُوا مَعَ الْخَوَالِفِ وَطُبِعَ عَلَىٰ قُلُوبِهِمْ فَهُمْ لَا يَفْقَهُونَ
Kënaqen të jenë me ata që nuk shkojnë në luftë, zemrat e tyre janë të vulosura e ata nuk kuptojnë! (87)
Ata parapëlqyen të rrinin me ata që nuk shkojnë në luftë, prandaj zemrat e tyre u vulosën dhe tashmë ata nuk kuptojnë. -
Si është e mundur që ata qëndruan bashkë me fëmijët dhe gratë, që u lejohet të mos marrin pjesë në xhihad?! Mos vallë kështu i udhëzoi logjika dhe urtësia e tyre?! Apo Allahu i Madhëruar ua vulosi zemrat dhe ata nuk arrijnë të kuptojnë të mirën e vetes së tyre? Ata nuk kanë dëshirën më të vogël për të bërë diçka që u sjell mirësi e shpëtim. Ata nuk arrijnë as ta konceptojnë bamirësinë ndaj vetes së tyre. Nëse do të logjikonin drejt, nuk do kënaqeshin me këtë lloj gjendjeje, e cila është poshtëruese për burrat e vërtetë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë