Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 167 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 167 nga 286 • Shqip


وَقَالَ الَّذِينَ اتَّبَعُوا لَوْ أَنَّ لَنَا كَرَّةً فَنَتَبَرَّأَ مِنْهُمْ كَمَا تَبَرَّءُوا مِنَّا ۗ كَذَٰلِكَ يُرِيهِمُ اللَّهُ أَعْمَالَهُمْ حَسَرَاتٍ عَلَيْهِمْ ۖ وَمَا هُمْ بِخَارِجِينَ مِنَ النَّارِ 167
Përkthim:
E (atëherë), pasuesit kanë për të thënë: “Ah, sikur të kishte edhe një kthim për ne, e të heqim dorë prej tyre, dikundër që hoqën dorë ata prej nesh!” Që kështu, Perëndia ua rrëfen veprat e tyre tmerruese mbi ta. Ata s’kanë për të dalë kurrë nga zjarri. El-Bekare 2:167
Tefsiri:

Atëherë, pasuesit do të thonë: “Ah, sikur të na lejohej një kthim

(në dynja)dhe t’i braktisnim, siç na braktisën ata tani!” Kështu, Allahu do t’ua tregojë veprat e tyre si dëshpërim për ta dhe ata kurrë nuk kanë për të dalë prej Zjarrit.” -

Ditën kur të shohin rezultatet e veprave të tyre të kota, të mashtruarit që kanë ndjekur parinë e tyre, do të dëshirojnë të kthehen sërish në dynja, që t'u jepet edhe një herë mundësia të distancohen dhe të braktisin parinë e tyre mashtruese, që i kanë penguar nga rruga e drejtë e Zotit. Kështu, ata do të kërkojnë të rikthehen në dynja, me qëllim që të largohen nga idhujtaria dhe që adhurimin, dashurinë e nënshtrimin t'ia përkushtojnë Allahut, të Vetmit Zot në qiej dhe në tokë. Por afati i tyrë atëherë do të ketë përfunduar, sepse nuk ka më kohë për të kryer vepra. Megjithatë, pretendimi i tyre se po të ktheheshin sërish në dynja, do të adhuronin vetëm Allahun me sinqeritet, është i gënjeshtërt, sepse ata përsëri do t'u ktheheshin veprave të tyre të ndyra. Prandaj ato do të jenë veçse fjalë nga ana e tyre, të cilat shprehin dëshpërimin dhe pikëllimin për braktisjen që do t’u bëjë paria atë ditë të vështirë, Ditën e Gjykimit. Atë ditë, në supet e secilit do të rëndojë gjynahu i vet, ndërsa kreu i të gjithë të këqijave është Iblisi, i cili, Ditën e Dëshpërimit do t'u mbajë një fjalim të shëmtuar pasuesve të tij. Allahu i Lartësuar thotë: “Kur gjithçka të jetë vendosur, Shejtani do të thotë: “Qe Allahu që ju kishte bërë premtimin e vërtetë. Edhe unë ju premtova, por unë nuk e mbajta premtimin. Unë nuk pata fuqi imponuese ndaj jush, përveçse t'ju bëja thirrje, por ju më dëgjonit. Për këtë arsye, mos më qortoni mua, por qortoni veten! Unë nuk mund të jem shpëtimtari juaj e as ju nuk mund të jeni shpëtimtarët e mi. Unë distancohem nga shirku juaj në të shkuarën.” [Ibrahim 22]. Pastaj i lartësuari Tha: "Nuk ka dyshim, jobesimtarët kanë një dënim të dhembshëm. Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira vendosen në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë, me lejen e Zotit të tyre. Përshëndetja e tyre atje është “Selam!”.. [Ibrahim 23].
Shko te videoja e plotë e sures