Sureja El-Bekare (Lopa — البقرة), Ajet 124 deri Ajet 141

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




2 El-Bekare(البقرة), Ajet 124 deri Ajet 141

وَإِذِ ابْتَلَىٰ إِبْرَاهِيمَ رَبُّهُ بِكَلِمَاتٍ فَأَتَمَّهُنَّ ۖ قَالَ إِنِّي جَاعِلُكَ لِلنَّاسِ إِمَامًا ۖ قَالَ وَمِنْ ذُرِّيَّتِي ۖ قَالَ لَا يَنَالُ عَهْدِي الظَّالِمِينَ 124 ١٢٤ i

Dhe (kujtonie), kur Perëndia e provoi Ibrahimin me disa urdhëra, e ai i plotësoi ato. Perëndia tha: “Unë do të bëjë ty imam (prijës) të njerëzve!” – Tha: “Edhe disa prej pasardhëve të mi!” (Perëndia) tha: “Premtimi im nuk i përfshinë zullumqarët.” (124)

وَإِذْ جَعَلْنَا الْبَيْتَ مَثَابَةً لِلنَّاسِ وَأَمْنًا وَاتَّخِذُوا مِنْ مَقَامِ إِبْرَاهِيمَ مُصَلًّى ۖ وَعَهِدْنَا إِلَىٰ إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ أَنْ طَهِّرَا بَيْتِيَ لِلطَّائِفِينَ وَالْعَاكِفِينَ وَالرُّكَّعِ السُّجُودِ 125 ١٢٥ i

(Dhe atë kohë) kur Na e bëmë Qaben – vend dhuntie dhe sigurimi për njerëzit. “Merrni vendin e Ibrahimit – vend të kryerjes së namazit!” – Edhe Ibrahimit edhe Ismailit i kemi rekomanduar: “Faltoren (Qaben) Time pastronie për ata që e vizitojnë, dhe që banojnë aty, dhe për ata të cilët kryejnë namazin”. (125)

وَإِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ رَبِّ اجْعَلْ هَٰذَا بَلَدًا آمِنًا وَارْزُقْ أَهْلَهُ مِنَ الثَّمَرَاتِ مَنْ آمَنَ مِنْهُمْ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ ۖ قَالَ وَمَنْ كَفَرَ فَأُمَتِّعُهُ قَلِيلًا ثُمَّ أَضْطَرُّهُ إِلَىٰ عَذَابِ النَّارِ ۖ وَبِئْسَ الْمَصِيرُ 126 ١٢٦ i

(Dhe kujto atë kohë) kur Ibrahimi tha: “Zoti im bëne këtë vend qytet të sigurt, dhe furnizoi banorët e këtushëm me prodhime, ata që besojnë në Perëndinë dhe në jetën tjetër!” Perëndia tha: “Atë që nuk beson për pak kohë do të bëj që të kënaqet, e pastaj do ta dërgoj në dënimin e zjarrit, e, sa vendbanim i keq që është ai!” (126)

وَإِذْ يَرْفَعُ إِبْرَاهِيمُ الْقَوَاعِدَ مِنَ الْبَيْتِ وَإِسْمَاعِيلُ رَبَّنَا تَقَبَّلْ مِنَّا ۖ إِنَّكَ أَنْتَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ 127 ١٢٧ i

(Dhe kujto atë kohë) kur Ibrahimi dhe Ismaili ngritën themelet e Qabes (e u lutën): “O Zoti ynë! Prano prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë Ti je ai, që i dëgjon të gjitha dhe që të gjitha i di! (127)

رَبَّنَا وَاجْعَلْنَا مُسْلِمَيْنِ لَكَ وَمِنْ ذُرِّيَّتِنَا أُمَّةً مُسْلِمَةً لَكَ وَأَرِنَا مَنَاسِكَنَا وَتُبْ عَلَيْنَا ۖ إِنَّكَ أَنْتَ التَّوَّابُ الرَّحِيمُ 128 ١٢٨ i

O Zoti ynë bëna neve të përulun ndaj urdhërave Tuaja! Dhe bënë që pasardhësit tanë të jenë të përulur ndaj urdhërave Tua, dhe tregona format e ceremonive të Haxhit! Pranoje edhe pendimin tonë, se padyshim, Ti i pranon pendimet dhe je mëshirues i madh! (128)

رَبَّنَا وَابْعَثْ فِيهِمْ رَسُولًا مِنْهُمْ يَتْلُو عَلَيْهِمْ آيَاتِكَ وَيُعَلِّمُهُمُ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَيُزَكِّيهِمْ ۚ إِنَّكَ أَنْتَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ 129 ١٢٩ i

O Zoti ynë! Dërgo në mesin e tyre një pejgamber prej tyre, që do t’u lexojë ajetet (versetet) Tuaja, dhe t’ua mësojë atyre Librin dhe t’i ofrojë dijeni të përsosur e t’i pastrojë ata (prej fajesh), se, me të vërtetë, Ti je i plotëfuqishëm dhe i gjithëdijshëm!” (129)

وَمَنْ يَرْغَبُ عَنْ مِلَّةِ إِبْرَاهِيمَ إِلَّا مَنْ سَفِهَ نَفْسَهُ ۚ وَلَقَدِ اصْطَفَيْنَاهُ فِي الدُّنْيَا ۖ وَإِنَّهُ فِي الْآخِرَةِ لَمِنَ الصَّالِحِينَ 130 ١٣٠ i

Fesë së Ibrahimit i shmanget vetëm ai që nuk e njeh vetveten. Na me të vërtetë atë e kemi zgjedhë në këtë botë, e ai, edhe në botën tjetër do të jetë ndër të mirët. (130)

إِذْ قَالَ لَهُ رَبُّهُ أَسْلِمْ ۖ قَالَ أَسْلَمْتُ لِرَبِّ الْعَالَمِينَ 131 ١٣١ i

Kur Zoti i tij i tha (Ibrahimit): “Bëhu i bindshëm!” – ai u përgjegj: “Unë i jam bindur Zotit të gjithësisë!” (131)

وَوَصَّىٰ بِهَا إِبْرَاهِيمُ بَنِيهِ وَيَعْقُوبُ يَا بَنِيَّ إِنَّ اللَّهَ اصْطَفَىٰ لَكُمُ الدِّينَ فَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونَ 132 ١٣٢ i

Ibrahimi u rekomandoi këtë fëmijëve të tij, po edhe Jakubi: “O bijt e mi! perëndia me të vërtetë ka zgjedhë për ju fenë e vërtetë, dhe mos vdisni ndryshe veçse duke qenë muslimanë!” (132)

أَمْ كُنْتُمْ شُهَدَاءَ إِذْ حَضَرَ يَعْقُوبَ الْمَوْتُ إِذْ قَالَ لِبَنِيهِ مَا تَعْبُدُونَ مِنْ بَعْدِي قَالُوا نَعْبُدُ إِلَٰهَكَ وَإِلَٰهَ آبَائِكَ إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَاقَ إِلَٰهًا وَاحِدًا وَنَحْنُ لَهُ مُسْلِمُونَ 133 ١٣٣ i

A ishit ju prezent kur Jakubit iu afrua vdekja, dhe i pyeti të bijt: “Kënd do ta adhuroni pas meje?” – Ata u përgjegjën: “Na do ta adhurojmë Perëndinë tënd (i cili është) edhe Zoti i baballarëve tu: Ibrahimit, Ismailit dhe Is’hakit, një Zotit të vetëm, dhe ne i bindemi vetëm Atij!” (133)

تِلْكَ أُمَّةٌ قَدْ خَلَتْ ۖ لَهَا مَا كَسَبَتْ وَلَكُمْ مَا كَسَبْتُمْ ۖ وَلَا تُسْأَلُونَ عَمَّا كَانُوا يَعْمَلُونَ 134 ١٣٤ i

Ai popull qe, e shkoi; ata i pret ajo që kanë merituar, edhe juve u pret ajo që e meritoni, e ju nuk do të pyeteni për veprat që kanë punuar ata. (134)

وَقَالُوا كُونُوا هُودًا أَوْ نَصَارَىٰ تَهْتَدُوا ۗ قُلْ بَلْ مِلَّةَ إِبْرَاهِيمَ حَنِيفًا ۖ وَمَا كَانَ مِنَ الْمُشْرِكِينَ 135 ١٣٥ i

Ata thanë: “Bëhuni Hebrenj, gjegjësisht (ose) të krishterë, atëherë do të jeni në rrugën e drejtë!” – Thuaju “Jo”. Na jemi të fesë së Ibrahimit e cila është e pastër, se ai nuk ka qenë adhurues i idhujve”. (135)

قُولُوا آمَنَّا بِاللَّهِ وَمَا أُنْزِلَ إِلَيْنَا وَمَا أُنْزِلَ إِلَىٰ إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ وَالْأَسْبَاطِ وَمَا أُوتِيَ مُوسَىٰ وَعِيسَىٰ وَمَا أُوتِيَ النَّبِيُّونَ مِنْ رَبِّهِمْ لَا نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍ مِنْهُمْ وَنَحْنُ لَهُ مُسْلِمُونَ 136 ١٣٦ i

Thoni ju (or besimtarë): “Na besojmë vetëm Perëndinë dhe në atë që na është shpallur neve (Kur’anin), dhe në atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe nipërvet, dhe në atë që u është dhënë Musait dhe Isait, dhe në atë që u është dërguar pejgamberëve nga Zoti i tyre. – Na nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre, dhe na vetëm Atij (Perëndisë) i përulemi”. (136)

فَإِنْ آمَنُوا بِمِثْلِ مَا آمَنْتُمْ بِهِ فَقَدِ اهْتَدَوْا ۖ وَإِنْ تَوَلَّوْا فَإِنَّمَا هُمْ فِي شِقَاقٍ ۖ فَسَيَكْفِيكَهُمُ اللَّهُ ۚ وَهُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ 137 ١٣٧ i

E nëse besojnë ata sikundër që besoni ju (atëherë) janë në rrugën e drejtë; e nëse kthejnë shpinën nga kjo, ata janë larguar nga rruga e drejtë, dhe Perëndia ti (O muhammed) do të ruajë me siguri nga ata, e Ai është dëgjues dhe i di të gjitha. (137)

صِبْغَةَ اللَّهِ ۖ وَمَنْ أَحْسَنُ مِنَ اللَّهِ صِبْغَةً ۖ وَنَحْنُ لَهُ عَابِدُونَ 138 ١٣٨ i

“Na jemi ngjyrosë me ngjyrën e Perëndisë (fenë e cila është me cilësi të larta) e s’ka ngjyrë (fe) më të bukur se ajo e Perëndisë! Na vetëm atë e adhurojmë”. (138)

قُلْ أَتُحَاجُّونَنَا فِي اللَّهِ وَهُوَ رَبُّنَا وَرَبُّكُمْ وَلَنَا أَعْمَالُنَا وَلَكُمْ أَعْمَالُكُمْ وَنَحْنُ لَهُ مُخْلِصُونَ 139 ١٣٩ i

Thuaj: “A mos doni të polemizoni ju me ne, për kompetencat e Perëndisë – kur Ai është Zoti ynë dhe i juaj? Na i kemi veprat tona e ju tuajat. E, vetëm na jemi të sinqertë ndaj Zotit”. (139)

أَمْ تَقُولُونَ إِنَّ إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَاقَ وَيَعْقُوبَ وَالْأَسْبَاطَ كَانُوا هُودًا أَوْ نَصَارَىٰ ۗ قُلْ أَأَنْتُمْ أَعْلَمُ أَمِ اللَّهُ ۗ وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنْ كَتَمَ شَهَادَةً عِنْدَهُ مِنَ اللَّهِ ۗ وَمَا اللَّهُ بِغَافِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ 140 ١٤٠ i

A po thoni se Ibrahimi, Ismaili, Is’haku, Jakubi dhe nipërit (e tyre) kanë qenë Hebrenj, ose të krishterë? Thuaju: “A e dini më mirë ju apo Perëndia? E kush është më mëkatar se ai që e fsheh të vërtetën e ardhur prej Perëndisë? – Por Perëndia nuk është i pakujdesshëm ndaj veprave që punoni ju”. (140)

تِلْكَ أُمَّةٌ قَدْ خَلَتْ ۖ لَهَا مَا كَسَبَتْ وَلَكُمْ مَا كَسَبْتُمْ ۖ وَلَا تُسْأَلُونَ عَمَّا كَانُوا يَعْمَلُونَ 141 ١٤١ i

Ai popull qe e shkoi; ata i pret ajo që kanë merituar, edhe juve u pret ajo që e meritoni, e ju nuk do të pyeteni për veprat që kanë punuar ata. (141)

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë