Sureja El-Buruxh (Kështjellat) — سُورَةُ البروج

Sureja El-Buruxh - Kapitulli i tetëdhjetë e pestë i Kuranit, rrëfen historinë e besimtarëve të përndjekur dhe fitoren përfundimtare të besimit.

Sureja El-Buruxh (Kështjellat) — سُورَةُ البروج

Njihet gjithashtu si: al-Samāʾ Dhāt al-Burūj (Qielli me yje)

وَهُمْ عَلَىٰ مَا يَفْعَلُونَ بِالْمُؤْمِنِينَ شُهُودٌ ٧ i

85:7

dhe ishin prezent të asaj (që u bënë besimtarëve)! (7)

وَمَا نَقَمُوا مِنْهُمْ إِلَّا أَنْ يُؤْمِنُوا بِاللَّهِ الْعَزِيزِ الْحَمِيدِ ٨ i

85:8

E, (jobesimtarët) i munduan ata vetëm pse i besuan Zotit të Plotëfuqishëm dhe Falenderues, (8)

الَّذِي لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ وَاللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ ٩ i

85:9

pushteti i të cilit shtrihet në qiej dhe në Tokë, - e Perëndia është Dëshmitar i çdo gjëje. (9)

إِنَّ الَّذِينَ فَتَنُوا الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ ثُمَّ لَمْ يَتُوبُوا فَلَهُمْ عَذَابُ جَهَنَّمَ وَلَهُمْ عَذَابُ الْحَرِيقِ ١٠ i

85:10

Pa dyshim, ata që i torturojnë besimtarët dhe besimtaret e që (pastaj) nuk pendohen – i pret dënimi i skëterrës dhe (për ta ka) dënim zjarri, (10)

إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَهُمْ جَنَّاتٌ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ ۚ ذَٰلِكَ الْفَوْزُ الْكَبِيرُ ١١ i

85:11

e, me të vërtetë, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira – për ta ka kopshte të xhennetit, nëpër të cilët rrjedhin lumenjtë; - e ky është sukses i madh. (11)

إِنَّهُ هُوَ يُبْدِئُ وَيُعِيدُ ١٣ i

85:13

Me të vërtetë, Ai krijon prej kurrgjëje dhe përsëri i kthen (ps vdekjes – i ringjallë); (13)

وَاللَّهُ مِنْ وَرَائِهِمْ مُحِيطٌ ٢٠ i

85:20

e Perëndia (i Plotëfuqishëm), i përfshinë të gjithë, (20)