Sureja Et-Tekvir (Mbështjellja) — سُورَةُ التكوير
إِذَا الشَّمْسُ كُوِّرَتْ i
81:1Kur Dielli të humbë shkëlqimin, (1)
وَإِذَا الْجِبَالُ سُيِّرَتْ i
81:3dhe kur malet të lëvizin, (3)
وَإِذَا الْعِشَارُ عُطِّلَتْ i
81:4dhe kur devet mbarsë të mbeten pa çoban (të pakujdes), (4)
وَإِذَا الْوُحُوشُ حُشِرَتْ i
81:5dhe kur shtazët e egra të tubohen, (5)
وَإِذَا الْبِحَارُ سُجِّرَتْ i
81:6dhe kur devet vlojnë, (6)
وَإِذَا النُّفُوسُ زُوِّجَتْ i
81:7dhe kur shpirtërat bashkohen me trupëra, (7)
وَإِذَا الْمَوْءُودَةُ سُئِلَتْ i
81:8dhe kur vajza e varrosur për së gjalli, do të pyetet (8)
وَإِذَا الصُّحُفُ نُشِرَتْ i
81:10dhe kur të shpërndahen listat (librat e veprave të njerëzve), (10)
وَإِذَا الْجَحِيمُ سُعِّرَتْ i
81:12dhe kur të flakërojë skëterra, (12)
عَلِمَتْ نَفْسٌ مَا أَحْضَرَتْ i
81:14çdokush do të di për veprat që ka përgatitur. (14)
فَلَا أُقْسِمُ بِالْخُنَّسِ i
81:15Dhe – betohem në yjet – që perëndojnë (15)
وَاللَّيْلِ إِذَا عَسْعَسَ i
81:17dhe në natën kur bie terri, (17)
إِنَّهُ لَقَوْلُ رَسُولٍ كَرِيمٍ i
81:19Me të vërtetë, Kur’ani është fjala e të Dërguarit fisnik (Xhebrailit), (19)
ذِي قُوَّةٍ عِنْدَ ذِي الْعَرْشِ مَكِينٍ i
81:20të fuqishëm, të çmuar nga Zoti i Arshit (Kozmosit) (20)
مُطَاعٍ ثَمَّ أَمِينٍ i
81:21të cilin e dëgjojnë (engjëjt) dhe është i besuar (i madh). (21)
وَمَا صَاحِبُكُمْ بِمَجْنُونٍ i
81:22E shoku juaj (Muhammedi), nuk është i marrë. (22)
وَلَقَدْ رَآهُ بِالْأُفُقِ الْمُبِينِ i
81:23Ai (Muhammedi) e ka parë qartë (Xhebrailin) në horizont, (23)
وَمَا هُوَ عَلَى الْغَيْبِ بِضَنِينٍ i
81:24dhe, kur është fjala për Shpalljen, ai (Muhammedi) nuk është dorështrënguar (nuk e mshehë atë), (24)
وَمَا هُوَ بِقَوْلِ شَيْطَانٍ رَجِيمٍ i
81:25dhe Kur’ani nuk është fjalë e djallit të mllkuar, (25)
فَأَيْنَ تَذْهَبُونَ i
81:26e, kah po ia mbani (me këto mendime)?! (26)
إِنْ هُوَ إِلَّا ذِكْرٌ لِلْعَالَمِينَ i
81:27Ai (Kur’ani), është vetëm këshillë, për tërë botën (njerëzit): (27)
لِمَنْ شَاءَ مِنْكُمْ أَنْ يَسْتَقِيمَ i
81:28për ata nga ju që duan rrugën e vërtetë, (28)
وَمَا تَشَاءُونَ إِلَّا أَنْ يَشَاءَ اللَّهُ رَبُّ الْعَالَمِينَ i
81:29e ju nuk mund të dëshironi (të drejtën), përveç atëherë kur dëshiron Perëndia, Zoti i gjithë botërave! (29)