Sureja El-Kijama (Ringjallja) — سُورَةُ القيامة
لَا أُقْسِمُ بِيَوْمِ الْقِيَامَةِ i
75:1Betohem në Ditën e Kijametit (1)
وَلَا أُقْسِمُ بِالنَّفْسِ اللَّوَّامَةِ i
75:2dhe betohem në shpirtin e atij që e qorton vetveten. (2)
أَيَحْسَبُ الْإِنْسَانُ أَلَّنْ نَجْمَعَ عِظَامَهُ i
75:3A mendon njeriu që nuk do të mund t’ia mbledhim eshtrat e tij? (3)
بَلَىٰ قَادِرِينَ عَلَىٰ أَنْ نُسَوِّيَ بَنَانَهُ i
75:4Po si jo, Ne mundemi me ia bë majet e gishtave ashtu si i ka pasur. (4)
بَلْ يُرِيدُ الْإِنْسَانُ لِيَفْجُرَ أَمَامَهُ i
75:5Por, njeriu dëshiron të gabojë përderisa të jetë gjallë, (5)
فَإِذَا بَرِقَ الْبَصَرُ i
75:7Kur syri (shikimi) të shqetësohet nga frika (7)
وَخَسَفَ الْقَمَرُ i
75:8dhe të zihet Hëna, (8)
وَجُمِعَ الشَّمْسُ وَالْقَمَرُ i
75:9dhe Dielli e Hëna të bashkohen, (9)
يَقُولُ الْإِنْسَانُ يَوْمَئِذٍ أَيْنَ الْمَفَرُّ i
75:10atë ditë njeriu, thërret: “Ku të ikim?” (10)
كَلَّا لَا وَزَرَ i
75:11Askund! S’ka strehim. (11)
يُنَبَّأُ الْإِنْسَانُ يَوْمَئِذٍ بِمَا قَدَّمَ وَأَخَّرَ i
75:13atë ditë, njeriu informohet për veprat që i ka punuar, si dhe për ato që i ka lëshuar, (13)
بَلِ الْإِنْسَانُ عَلَىٰ نَفْسِهِ بَصِيرَةٌ i
75:14njeriu vetë do të dëshmojë kundër vetvetes, (14)
وَلَوْ أَلْقَىٰ مَعَاذِيرَهُ i
75:15madje – edhe në qoftë se i paraqet arsyetimet e veta, (ato nuk pranohen). (15)
لَا تُحَرِّكْ بِهِ لِسَانَكَ لِتَعْجَلَ بِهِ i
75:16Mos nxito në të lexuarit e Kur’anit me gjunë tënde, (16)
إِنَّ عَلَيْنَا جَمْعَهُ وَقُرْآنَهُ i
75:17Ne, do t’i tubojmë pjesët e tij (Kur’ani), për ta lexuar atë (si është). (17)
فَإِذَا قَرَأْنَاهُ فَاتَّبِعْ قُرْآنَهُ i
75:18E, kur ta lexojë Xhebraili atë (Kur’anin), përcille ti leximin e tij, (18)
ثُمَّ إِنَّ عَلَيْنَا بَيَانَهُ i
75:19e pastaj, Ne do ta shpjegojmë. (19)
كَلَّا بَلْ تُحِبُّونَ الْعَاجِلَةَ i
75:20Po, me të vërtetë! Ju e doni këtë jetë, (20)
وُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ نَاضِرَةٌ i
75:22Atë ditë – disa fytyra do të shkëlqejnë, (22)
إِلَىٰ رَبِّهَا نَاظِرَةٌ i
75:23në Zotin e tyre do të shikojnë; (23)
وَوُجُوهٌ يَوْمَئِذٍ بَاسِرَةٌ i
75:24atë ditë – disa fytyra janë të mrrolura, (24)
كَلَّا إِذَا بَلَغَتِ التَّرَاقِيَ i
75:26E, shiko! Kur të vijë shpirti në fyt, (26)
وَقِيلَ مَنْ ۜ رَاقٍ i
75:27dhe thërret: “A ka shërues?” (27)
وَظَنَّ أَنَّهُ الْفِرَاقُ i
75:28dhe ai do të bindet se ai është çasti i ndarjes (28)
فَلَا صَدَّقَ وَلَا صَلَّىٰ i
75:31“Ai nuk ka besuar dhe nuk është lutur (falë namaz), (31)
ثُمَّ ذَهَبَ إِلَىٰ أَهْلِهِ يَتَمَطَّىٰ i
75:33e pastaj ka shkuar te të afërmit (familja) e tij, duke u krenuar”. (33)
أَوْلَىٰ لَكَ فَأَوْلَىٰ i
75:34Mjer për ty! Mjer për ty! (34)
أَيَحْسَبُ الْإِنْسَانُ أَنْ يُتْرَكَ سُدًى i
75:36Vallë, a mendon njeriu se do të mbetet pa obligime (pa përgjegjësi)? (36)
أَلَمْ يَكُ نُطْفَةً مِنْ مَنِيٍّ يُمْنَىٰ i
75:37A s’ka qenë njeriu së pari pikë fare (sperme) që hudhet lehtë, (37)
ثُمَّ كَانَ عَلَقَةً فَخَلَقَ فَسَوَّىٰ i
75:38pastaj u bë gjak i doçkuar, nga i cili, Ai (Perëndia), e ka krijuar dhe e ka formur të plotë. (38)
فَجَعَلَ مِنْهُ الزَّوْجَيْنِ الذَّكَرَ وَالْأُنْثَىٰ i
75:39Dhe, prej tij i bëri çiftet: mashkullin e femrën, (39)
أَلَيْسَ ذَٰلِكَ بِقَادِرٍ عَلَىٰ أَنْ يُحْيِيَ الْمَوْتَىٰ i
75:40e, vallë, Ai krijuesi, a nuk ka fuqi edhe t’i ngjallë të vdekurit?” (40)