Sureja En-Nebe (Lajmi) — سُورَةُ النبأ

Sureja En-Nebe - Kapitulli i shtatëdhjetë e tetë i Kuranit, trajton sigurinë e jetës së përtejme dhe kontrastin midis shpërblimeve të Xhenetit dhe ndëshkimit të Xhehenemit.

Sureja En-Nebe (Lajmi) — سُورَةُ النبأ

Njihet gjithashtu si: ʿAmma Yatasāʾalūn (Për çfarë pyesin), al-Tasāʾul (Pyetja), al-Muʿṣirāt (Retë me shi)

وَبَنَيْنَا فَوْقَكُمْ سَبْعًا شِدَادًا ١٢ i

78:12

dhe mbi ju kemi ndërtuar shtratë qiej të fortë. (12)

وَأَنْزَلْنَا مِنَ الْمُعْصِرَاتِ مَاءً ثَجَّاجًا ١٤ i

78:14

Ne, nga retë, u leshojmë ujëra të mëdha (shira) (14)

إِنَّ يَوْمَ الْفَصْلِ كَانَ مِيقَاتًا ١٧ i

78:17

Me të vërtetë, Dita e sqarimit, është caktuar, (17)

يَوْمَ يُنْفَخُ فِي الصُّورِ فَتَأْتُونَ أَفْوَاجًا ١٨ i

78:18

Dita kur do të fryhet në buri (Sur), e do të vini ju, grupe-grupe, (18)

وَفُتِحَتِ السَّمَاءُ فَكَانَتْ أَبْوَابًا ١٩ i

78:19

dhe qielli do të hapet dhe do të bëhet dyer, (19)

وَسُيِّرَتِ الْجِبَالُ فَكَانَتْ سَرَابًا ٢٠ i

78:20

dhe malet lëvizin e bëhen si hije e ajrit (fatamorganë). (20)

لَا يَذُوقُونَ فِيهَا بَرْدًا وَلَا شَرَابًا ٢٤ i

78:24

në të, nuk do të shijojnë as freskim, as pije, (24)

إِنَّهُمْ كَانُوا لَا يَرْجُونَ حِسَابًا ٢٧ i

78:27

Ata, me të vërtetë, nuk kanë menduar në dhënie të llogarisë, (27)

فَذُوقُوا فَلَنْ نَزِيدَكُمْ إِلَّا عَذَابًا ٣٠ i

78:30

“Andaj, shijoni, Ne do t’ju shtojmë vetëm dënimin”. (30)

إِنَّ لِلْمُتَّقِينَ مَفَازًا ٣١ i

78:31

E, me të vërtetë, për ata që i kanë druajtur Perëndisë, u janë përgatitur vende kënaqësie: (31)

لَا يَسْمَعُونَ فِيهَا لَغْوًا وَلَا كِذَّابًا ٣٥ i

78:35

Nuk do të dëgjojnë atje (në xhennet) biseda të kota as gënjeshtra, (35)

جَزَاءً مِنْ رَبِّكَ عَطَاءً حِسَابًا ٣٦ i

78:36

(ky është) shpërblimi i Zotit tënd, i dhënë sipas llogarisë (së veprave të tyre), (36)

رَبِّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا الرَّحْمَٰنِ ۖ لَا يَمْلِكُونَ مِنْهُ خِطَابًا ٣٧ i

78:37

Zotit të qiejve dhe të Tokës, dhe çka gjendet në mes tyre, Mëshiruesi, të cilit askush nuk do të mund t’i bëzejë (flas), (37)

يَوْمَ يَقُومُ الرُّوحُ وَالْمَلَائِكَةُ صَفًّا ۖ لَا يَتَكَلَّمُونَ إِلَّا مَنْ أَذِنَ لَهُ الرَّحْمَٰنُ وَقَالَ صَوَابًا ٣٨ i

78:38

në Ditën kur Xhebraili dhe engjëjt do të jenë të rreshtuar, e nuk do të flas askush, përpos atij që do t’i lejojë Mëshiruesi, e që do të thonë të vërtetën. (38)

ذَٰلِكَ الْيَوْمُ الْحَقُّ ۖ فَمَنْ شَاءَ اتَّخَذَ إِلَىٰ رَبِّهِ مَآبًا ٣٩ i

78:39

Ajo është Ditë e pashmangshme, e kush të dojë, do ta marr strehimin te Zoti i vet. (39)

إِنَّا أَنْذَرْنَاكُمْ عَذَابًا قَرِيبًا يَوْمَ يَنْظُرُ الْمَرْءُ مَا قَدَّمَتْ يَدَاهُ وَيَقُولُ الْكَافِرُ يَا لَيْتَنِي كُنْتُ تُرَابًا ٤٠ i

78:40

Me të vërtetë, Ne u kemi paralajmëruar se është i afërt dënimi, në Ditën kur njeriu do t’i shohë veprat e tija, dhe, kur jobesimtari, do të thotë: “Ah, të isha dhé!” (40)